Përkëdhele veten këtë mëngjes me tostin e veçantë me vezë

2 feta bukë të bardhë
2 lugë çaji gjalpë
½ avokado e prerë në feta të holla
2 feta djathë çedar
1 domate e prerë feta-feta
1 vezë
Pak piper të zi

1.Tek njëra feta e bukës, përdorni një thikë për të krijuar një vrimë në mes.
2.Në një tigan skuqni fetat e bukës me pak gjalpë. I skuqni mirë nga të dyja anët për pak minuta.
3.Ngadalë e ulni nxehtësinë. Tek feta e bukës ku keni krijuar vrimën, thyeni vezën.
4.Tek feta tjetër e bukës vendosni fetat e avokados, djathin dhe në fund domatet.
5.Sapo të shikoni që veza është mpiksur, i vendosni sipër njëra tjetrës fetat e bukës.
6.I shtoni sipër pak piper të zi dhe e shërbeni menjëherë. Tosti është gati!

Lini një koment