Sugjerojmë:

Përfundimisht,si mund të bëjmë kuleçë të shijshëm? Ja receta speciale e brumit

Përfundimisht,si mund të bëjmë kuleçë të shijshëm? Ja receta speciale e brumit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Nëse fiksoni recetën, përgatitja e kulaçit do të jetë shumë praktike për ju. Pale po ti mbushni pastaj.... thjesht adhurim!

Ingredientët

  • 350 gram miell
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gotë kos
  • 1 vezë
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës shtroni miellin. Në mes thyeni vezët, shtoni sodën, kripën, vajin dhe kosin.

2

Punojeni mirë masën me duar dhe më pas e lini mënjanë në mënyrë që të vijë brumi. Duhet të jetë brumë i ngjeshur.

3

Më pas i hapni kulaçët sipas dëshirës, i mbushni me djathë e proshutë, i mbyllni dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur paraprakisht. Ju bëftë mirë!

Lini një koment