Nëse shikoni se ju janë krijuar rrathë të zinj poshtë syve, me siguri nuk e keni hidratuar trupin ashtu siç duhet. Çdo problem me shëndetin tonë manifestohet tek lëkura dhe qeset e zeza poshtë syve janë një problem estetik aspak i këndshëm.
Tri këshilla kryesore:
- Pini shumë ujë
- Flini gjumë mjaftueshëm
- Konsumoni shumë fruta, sidomos ato që përmbajnë vitaminë C.
Një ilaç popullor?
Përpos maskave të zakonshme me patate, apo kastravec, një tjetër alternativë janë gjethet e mentes.

Përbërësit:
- 10 gjethe mente
- 1 filxhan ujë të ngrohtë
Udhëzime:
- Gjethet e mentes shtypen mirë dhe përzihen me ujë, në mënyrë që të formohet një pastë. Aplikojeni poshtë syve dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
- Lajeni fytyën me ujë të bollshëm dhe aplikoni pak krem hidratues.
- Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.
Lini një koment