Çaji jeshil është i njohur për vetitë e tij të dobishme ndaj lëkurës sonë pasi është i pasur me antioksidantë.
Nga ana tjetër kosi është i pasur me prebiotikë dhe siç na bën mirë ta konsumojnë, ashtu është i dobishëm edhe për lëkurën tonë.
Të dyja bashkë do i japin efekt lifting fytyrës suaj!

Çfarë ju duhet për këtë maskë?
- 1 lugë gjelle çaj jeshil pluhur
- 2 lugë gjelle kos i trashë
Udhëzime:
- Bashkoni të dy përbërësit në një tas dhe i përzieni mirë.
- Aplikojeni maskën në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
- Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë ose të vakët./neps.al
Lini një koment