Kjo recetë maske kundër thinjave është vetëm për ato të cilat janë brune.
Përbërësit:
- ¼ filxhan uthull molle
- 2 lugë gjelle gjethe sherebele
- 2 gota ujë
Përgatija:
- Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë.
- Hiqeni nga zjarri dhe shtoni mbi të gjethet e sherebelës.
- Lëreni për 15-20 dhe më pas kullojeni ujin. Hidhni në të uthullën dhe përziejini mirë.
- Lani fillimisht flokët dhe më pas hidheni përzierjen mbi flokë. Thajeni kokën me një peshqir.
Bëjeni këtë vazhdimisht, sa herë të lani flokët tuaj. Kjo do ta errësojë ngjyrën e flokëve dhe do t’ju japë atyre shkëlqim.

Pse funksionon?
- Sherebela është përdorur që në lashtësi për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të mbuluar thinjat.
- Uthulla e mollës po ashtu është një pastrues i shkëlqyer për flokët./neps.al
Lini një koment