Për mëngjes: Tavë me vezë dhe salçiçe

6 salçiçe
2 gota qumësht
6 vezë të mëdha
1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
1 lugë çaji mustardë
6 feta bukë të bardhë
1 lugë çaji kripë

1.Në një tas të madh rrihni vezët, shtoni qumështin, kripën dhe mustardën.

2.Shtoni brenda bukën e prerë në kubik të vegjël, djathin salsiçet e prera në copa të vogla.

3.Masën e shtoni në tavë dhe e lini në frigorifer për 8 orë gjatë natës.

4.E hiqni nga frigoriferi 30 minuta para se ta piqni.

5.E fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë. I shtoni sipër djathin.

6.Shijojeni të ngrohtë!

Lini një koment