Për lëkurë pa akne dhe me shkëlqim provo këto 5 pije
Ne jemi çfarë pimë dhe çfarë hamë. Dhe të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për të pastruar organizimin tonë është të konsumojmë pijet e duhura. Këtu keni një listë të pijeve që mund t’i përgatisni në shtëpi:
Pija ABC
Lëngu me mollë, panxhar dhe karrot njihet si “Pija magjike”. Prezantuar fillimisht nga specialistët kinezë si një luftuese e kancerit, ky lëng është i njohur për pastrimin e lëkurës, pastrimi e sistemit tonë dhe rrit energjinë.
Pija xhenxhefil dhe limon
Nuk ka asgjë për të cilën xhenxhefili nuk është i mirë. Është si një paketë me lëng ushqyese dhe vitamina. Limoni ka vitaminë C dhe disa multi-vitamina të tjera esenciale. Kjo është një pije që pastron sistemin, mbron dhe ndihmon në shëndetin e lëkurës.
Pija me karotë
Karotat kanë vitmaninën B dhe Kalium. Një gotë në ditë parandalon aknet, ju mban larg plakjes dhe kontrollon dëmet nga dielli.
Pija me shalqi
Shalqiri ka vitaminën A dhe antioksidant. Duke marrë në konsideratë faktin që ky frutë ka 92% ujë, është një nga pijet më shkëlqyese dhe të shëndetshme. Përbërja e tij kontrollon yndyrën në lëkurën tuaj, parandalon dëmet nga dielli dhe është një kurë shumë e mirë kundër plakjes.
Pija me portokall
Portokalli ka vitaminën C dhe ky lëng përmirëson cilësinë e lëkurës suaj. Në këtë mënyrë siguron një lëkurë të tendosur dhe pa rrudha.
Nëse ke vendosur të humbësh peshë, me shumë mundësi dëshiron t’i shohësh rezultatet sa më shpejt. Hipën në peshore pas disa ditësh dhe pret që numri të ketë rënë. Dhe kur dëgjon për dieta që premtojnë 4 apo 5...
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Lini një koment