Sugjerojmë:

Për lëkurë bebi ju nevojitet një maskë natyrale me këto përbërës

Ju duhen vetëm dy përbërës, për të pasur një lëkurë më të tendosur dhe me shkëlqim.

Merr pak minuta kohë dhe thjesht disa qindarka nga xhepat tanë.

Përbërësit e maskës janë këto: 

  • 1/2 lugë çaji lëng limoni
  • 1 e bardhë veze

Udhëzime mbi përgatitjen: 

  • Rrihni të bardhën e vezës në një tas derisa të bëni një lloj shkume të qendrueshme.
  • Shtoni lëngun e limonit dhe i përzieni.
  • Pastroni  fytyrën, qafën dhe lani duart para se të aplikoni maskën.
  • Aplikojeni me gishta në fytyrë dhe qafë duke e masazhuar me lëvizje rrethore.
  • Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe në fund e lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
  • Përfundojeni trajtimin me një krem hidratues.

Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në javë dhe do të keni një lëkurë të përsosur në vetëm pak kohë.

Lini një koment