Për kocka të forta deri në pleqëri, konsumoni këto 7 ushqime!
Kockat kërkojnë një shumëllojshmëri të ushqyesve përfshirë kalcium, kalium, magnez dhe vitamina C, D dhe K për të ruajtur fuqinë dhe densitetin e tyre me kalimin e kohës.
Këto 7 ushqime janë burime të mëdha natyrore:
1.Ushqime e gjelbërta Zarzavatet me gjethe janë një burim i shkëlqyer i kalciumit.
2. Fiqtë Një nga mënyrat më të ëmbla për të marrë më shumë kalcium në dietën tuaj është duke ngrënë fiq. Pesë fiq të freskët kanë rreth 90 miligram kalciumi, që barazohet me rreth 10 për qind të konsumit tuaj të përditshëm.
3. Bajame Bajamet përmbajnë një sasi të vlefshme kalciumi. Ato rekomandohen shumë për të sëmurët me osteoporozë.
4. Patate e ëmbël Ato janë një burim i shkëlqyer i magnezit dhe kaliumit. Duke ngrënë patate të ëmbla është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur shëndetin e kockave.
5. Nënproduktet e qumështit Nënproduktet e qumështit janë burime të njohura të kalciumit, por shumë prej tyre janë të fortifikuara me vitaminë D, duke i bërë ato ekstra të dobishme për shëndetin e kockave.Vetëm një filxhan qumësht përmban rreth 30 përqind të konsumit të përditshëm të kalciumit .
6. Vezë Megjithëse nuk është një burim i kalciumit, vezët sigurojnë një dozë të vitaminës D. Sipas Health.com, një vezë përmban 6 për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Është e nevojshme që të konsumojnë të verdhat e vezëve për të përfituar rritjen e kockave. Përveç vitaminës D, vezët përmbajnë fosfat.
7. Salmoni Salmoni dhe peshqit e tjerë yndyrorë si sardelet janë burime të shkëlqyera të vitaminës D. Një copë salmoni përmban më shumë se 100% të vlerës tuaj ditore./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment