Sugjerojmë:

Për darkë: Rrush me kos dhe arra

Për darkë: Rrush me kos dhe arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Rrushi që për këtë recetë duhet pa fara, ka 1001 mënyra për ta shijuar në mbrëmje. Ky frut ka kohën e vet tani, prandaj le ta shfrytëzojmë sa më shumë!

Ingredientët

  • 2 lugë çaji majonezë
  • 2 lugë çaji kos i thjeshtë grek
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1 filxhan verë e kuqe
  • 1 mollë jeshile e prerë në kubik
  • 1 degë selino
  • 1/4 filxhan majdanoz i copëtuar
  • Kripë, piper i zi
  • 1 filxhan arra
  • 3-4 fletë sallatë jeshile

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni majonezën, kosin dhe lëngun e limonit.

2

Shtoni rrushin e larë mirë dhe ndarë në kokrra, mollën, selinonë e prerë në copa të vogla, majdanozin e grirë imët dhe i përzieni mirë.

3

Shtoni kripë, piper dhe në fund shtoni arrat.

4

Merrni një pjatë, vendosni në të gjethet e sallatës jeshile të lara mirë.

5

Sipër shërbeni sallatën dhe koha për ta ngrënë erdhiiii!

6

Shënim: Sipas dëshirës në këtë recetë mund të përdorni edhe tërshërë!

Lini një koment