Penne me salcë specash të kuqe dhe djathë të bardhë dhie
2 qepë të grira imët
4 lugë gjelle gjalpë
6 speca të kuq të pjekur
½ filxhan me lëng perimesh
1 lugë çaji me kripë
1 lugë çaji me piper
1 copë djathë të bardhë dhie
1 pako penne të gatuara al dente
Djathë parmixhano të grirë
Pak rigon
1.Në një tigan skuqni qepën me gjalpin në nxehtësi mesatare për gati 5 minuta. 2.Më pas e kaloni masën në një blender së bashku me specat e kuq të pjekur ( u hiqni farat). 3.I përzieni për disa sekonda derisa të krijoni një masë homogjene. Më pas e riktheni purenë në tigan. 4.I shtoni lëngun e perimeve, kripën, piperin dhe djathin e dhisë. 5.E përzieni vazhdimisht derisa djathi të ketë shkrirë tërësisht. 6.Tani shtoni pennet e gatuara paraprakisht. Sipër e spërkasni me djathë parmigiano dhe rigon. 7.Ju bëftë mirë!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment