1.Ngrohni furrën në 180° C dhe vendosni një letër për pjekje në tavën që do të përdorni. Në të vendosni kungullin e paqëruar, të prerë në feta, qepën e qëruar dhe të prerë në copa, si dhe thelpinjtë e hudhrës të paqëruar.
2.Përsipër hidhni vaj ulliri, kripë dhe piper. Fetat e kungullit kthejini përmbys dhe shpojini me anë të një piruni.
3.Mbulojeni të gjithë përbërjen dhe piqeni derisa qepët dhe kungulli të jenë zbutur, për rreth 35-45 minuta.
4.Pak para se të përfundojë pjekja, vendosni në tavë fletët e sherebelës. Më pas, hiqni tavën nga furra, duke e mbajtur të gjithë përbërjen të mbuluar edhe për 10-15 minuta të tjera.
5.Hidhni në blender lengun e perimeve. Qëroni fetat e kungullit dhe thelpinjtë e hudhrës dhe vendosini në blender, së bashku me qepët dhe kasjuset, duke i shtuar pak kripë dhe piper. Përzieni masën derisa të bëhet homogjene dhe kremoze.
6.Shtoni vaj ulliri dhe përziejeni sërish. (Nëse salca juaj nuk është e kremoze aq sa duhet, mund të shtoni pak bulion perimesh ose vaj ulliri, si dhe ta rregulloni me kripë e piper sipas shijes suaj). Përgatitni makaronat sipas udhëzimeve në paketim, derisa të jenë al dente.
7.Përpara se të kulloni makaronat, ruani rreth 125 ml. nga uji i tyre. Kullojini makaronat dhe vendosini sërish në tenxhere. Hidhni gjysmën e salcës së përgatitur. Në fillim shtoni gjysmën e ujit të makaronave (rreth 60 ml.) për të bërë salcën më kremoze.
8.Më pas shtoni dhe pjesën e mbetur të ujit. Në fund shtoni dhe pjesën e mbetur të salcës. Kjo pjatë konsumohet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Komento