Sugjerojmë:

Patëllxhanë të mbushur me djathë dhe proshutë

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 150 gr proshutë krudo në feta të holla
  • 200 gr mozzarella
  • 3 lugë djathë Parmigiano i grirë ose djathë kaçkavall
  • 250 gr salcë domatesh me copa
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Vaj kikiriku ose luledielli për të skuqur patëllxhanët
  • 1/2 lugë e vogël sheqer
  • Kripë
  • Piper
  • Borzilok

Udhëzimet

1

Patëllxhanët i presim për së gjati në feta të trasha.

2

I spërkasim me kripë të imët nga të dyja anët dhe i lëmë për 30 minuta në kullesën e makaronave me një peshë sipër, që të humbin lëngun e hidhur.

3

Salcën e domateve e përziejmë me sheqerin, vajin e ullirit dhe pak kripë në një tas dhe e lëmë mënjanë.

4

Pas kësaj ndezim furrën në temperaturën 250° C dhe presim djathin mozzarella në feta të holla e të ngushta.

5

Shpëlajmë me ujë patëllxhanët dhe i thajmë me një pecetë të pastër.

6

Skuqim patëllxhanët në një tigan me pak vaj, në zjarr të ngadaltë.

7

I heqim dhe i vendosim në një pjatë me letër thithëse kuzhine.

8

Në çdo fetë patëllxhani vendosim një fetë proshutë, një copë djathi Mozzarella dhe i rrotullojmë si role.

9

U vendosim nga një kruajtëse dhëmbësh që të ruajnë formën.

10

I vendosim roletë në një tavë, u shpërndajmë sipër salcën e domateve si dhe djathin e grirë.

11

I vëmë të piqen në furrë për 15/20 minuta, derisa të shohim që djathi është shkrirë.

Lini një koment