Patëllxhanë dhe domate për një fërgesë të shijshme në pak minuta
1 kg patëllxhanë
3-4 domate
kripë, piper
250-300 gram djathë të bardhë
2-3 thelpinj hudhër
4-5 lugë vaj ulliri
1/2 tufë borzilok
1-2 spec djegës
Patëllxhanët i presim në kubikë të vegjël. Në një tigan të thellë hedhim gjysmën e sasisë së vajit. Shtojmë patëllxhanët dhe hudhrat.
I spërkasim me kripë dhe piper, vendosim kapakun dhe i lëmë patëllxhanët të zbuten.
Grijmë domatet në rende. Pasi të jenë zbutur patëllxhanët dhe të kenë ulur vëllimin i hedhim në një tavë dheu ku shtojmë domatet si dhe djathin e prerë në copa të mëdha.
E spërkasim me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta. Pasi të jetë gati e servirim me borzilok të freskët. Ju bëftë mirë!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment