Sugjerojmë:

Patatinat më të mira mund t’i bësh në shtëpi me këtë recetë të thjeshtë!

Patatinat më të mira mund t'i bësh në shtëpi me këtë recetë të thjeshtë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 3 patate të mëdha
  • 2 filxhanë me uthull
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë gjelle piper

Udhëzimet

1

Qëroni patatet dhe i prisni në feta-feta.

2

I fusni fetat e patateve në një tas me uthull dhe i lini të qendrojnë për 30 minuta.

3

Më pas i hiqni ujin, i lini të thahen për 5 minuta.

4

I shtoni kripën, piperin. I trazoni mirë me dorë.

5

Tani i vendosni fetat e patateve njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

6

I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 175 gradë celsius. Patatinat janë gati!

Lini një koment