Sugjerojmë:

Patatina prej kungujve, alternativa më e mirë për fëmijët tuaj

Patatina prej kungujve, alternativa më e mirë për fëmijët tuaj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 3 kunguj
  • Kripë
  • Miell
  • Vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Lani dhe thani mirë kungujt, pritini në feta rrethore dhe venosini në një letër kuzhine duke i shtypur pak në mënyrë që të nxjerrin ujin e tepërt.

2

Kalojini në miell dhe ndërkohë nxehni vajin në tigan.

3

Hidhini në vaj të nxehtë dhe sapo të marrin ngjyrë të artë, kullojini, vendosini në një letër kuzhine të thithë vajin e tepërt dhe servirini të ngrohta.

4

Mund të zgjidhni t’i piqni edhe në furrë në 200 gradë Celsisus, por para se t’i piqni lërini për një ose dy orë të nxjerrin ujin e tepërt.

5

Pastaj piqini derisa të marrin ngjyrë të artë.

Lini një koment