A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
E kotë t’ju pyesim nëse ju pëlqejnë patatet e skuqura, sepse sipas një sondazhi të vogël që bëmë disa ditë më parë në Neps.al një pjesë e madhe e votuesve nuk u rezistonte dot, megjithatë kur kujtojmë se si zhyten në friteza plot vaj, apo ato kërcitjet e vajit deri në tavan kur i skuqim në tigan, bëjmë një hap prapa.
Megjithatë, edhe në këtë drejtim teknologjia nuk na ka lënë në baltë sepse ka shpikur ‘air fryers’ të cilat po përhapen me shpejtësi, së fundi dhe në vendin tonë.
Çfarë është një ‘air fryer’?
E thënë me pak fjalë, një ‘air fryer’ është një pajisje e cila i ngjan një minifurre dhe premton ushqimet të skuqura si në tigan apo fritezë, të thekura e krokante, por pa ato kalori shtesë.
Kjo gjë në fakt tingëllon një mrekulli, por çfarë mund të gatuajmë në to, a duhet të përdorim vaj dhe a e thithin ushqimet?
Si funksionon një ‘air fryer’?
Një pajisje e tillë përdor ajrin e tejnxehur dhe e konverton lagështirën në një ‘mjegull’. Dhoma ekstra e nxehtë lejon që kjo lloj nxehtësie e thatë të depërtojë tek ushqimet duke i bërë ato krokante, të thekura, por edhe duke u bërë ‘një banjë’ të vogël brenda në pajisje.
A kërkon përdorimin e vajit një pajisje e tillë?
Shumica e markave të këtyre pajisjeve, nuk kërkojnë vaj, por megjithatë, dy lugë çaji vaj do të përmirësojnë përbërjen dhe shijen e këtyre ushqimeve. Kujt i kishte shkuar mendja që do të vinte dita të skuqnim një tas të madh me patate vetëm me dy lugë çaji vaj?
Një lugë çaji vaj ka vetëm 40 kalori dhe ndihmon që t’i karamelizoni pak patatet dhe t’i bëni më krokante e të shijshme. Përveç patateve aty mund të skuqni edhe perime të tjera, kotëleta, krahë pule, etj./neps.al
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment