Sugjerojmë:

Patate të mbushura me proshutë

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 80 min

Ingredientët

  • 4 patate të mëdha
  • 20 gr gjalpë
  • 80 ml pana
  • 4 lugë djathë parmixhan i grirë
  • 75 gr proshutë e copëtuar
  • 1 qepë jeshile e grirë hollë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani dhe thani mirë patatet, pa ua hequr lëkurën.

2

Ndizeni furrën në 180 gradë.

3

Shponi patatet me pirun në të gjithë sipërfaqen, lyejini mirë me gjalpë, vendosini në një tavë dhe piqini në furrë për rreth 1 orë që të tkurren.

4

Lërini patatet pak të ftohen dhe në krye të tyre pritni me thikë një vrimë, për të nxjerrë tulin.

5

Mund edhe të prisni patatet në gjysmë, si varka të vogla. Nisni të nxirrni tulin me lugë, duke lënë vetëm lëkurën si mbajtëse.

6

Tulin përziejeni mirë me panën, djathin parmixhan, proshutën dhe qepët e grira hollë. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Futeni përzierjen sërish tek patatet.

7

Spërkatni pak vaj ulliri mbi patatet dhe rikthejini në furrë për rreth 20 minuta më tepër, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe përzierja të piqet.

Lini një koment