Sugjerojmë:

Pastiço me mish dhe beshamel. Receta që do ju bëjë të lëpini gishtat!

Pastiço me mish dhe beshamel

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Pastiço është një recetë shumë praktike dhe nëse i shtoni beshamelin apo mishin e grirë do t'i jepni akoma më shumë shije. Lexoni recetën dhe nisni nga puna!

Ingredientët

  • 500 gr makarona
  • 500 gr mish të grirë
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 qepë të grira hollë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 400 gr domate
  • 1 lugë kafe sheqer
  • 1 shkop kanelle
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë, piper
  • 1.5 litër qumësht
  • 5 lugë niseshte
  • 2 lugë gjalpë
  • 150 gr djath kaçkavall
  • 2 të verdha veze
  • pak arrë moskat

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri vendosni mishin e grirë dhe e lini sa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtoni dimatet, kripë, piper dhe gjethen e dafinës.

2

Ndërkohë në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë makaronat. Filloni përgatitjen e beshamelit. Në një tenxhere vendosim qumështin, niseshten dhe gjalpin.

3

E vendosim tenxheren mbi sobë dhe i trazojmë përbërësit derisa të lidhen dhe të behet një masë kremoze. Më pas shtojmë vezët një e nga një si dhe djathin kaçkavall të grirë në rende. E rregullojmë beshamelin me pak kripë, piper dhe arrë moskat dhe e shtojmë tek makaronat (gjysmën e sasisë).

4

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim gjysmën e sasisë së makaronave, më pas vendosim salcën e përgatitur me mish të grirë. Shtojmë 4-5 lugë beshamel dhe më pas vendosim dhe pjesën tjetër të makaronave.

5

Me beshamelin që na teproi bëjmë një shtresë të fundit duke e niveluar mirë pastiçen. E spërkasim në fund me pak djathë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 40-45 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment