1.Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni pastat tuaja të preferuara për të zierë. 2.Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe qepën. Shtoni domatet e grira imët. Më pas specat dhe karotat e prera në copa të vogla. 3.I rregulloni me kripë, piper, spec djegës dhe pak majdanoz. Shtoni 1 gotë ujë (pse jo nga lëngu i pastave). 4.Sapo ta shihni që pastat janë bërë, i shtoni sipër tiganit dhe i përzieni mirë. 5.Në fund i shërbeni të ngrohta duke i shtuar sërish sipër majdanoz të grirë. Ju bëftë mirë!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment