Pasta me pançetë dhe argjinare, gatuar sipas stilit italian në më pak se 10 minuta!
320 gr makarona (modeli sipas dëshirës)
1 qepë
1 karotë
150 gr pançetë
1 kavanoz argjinare
Kripë dhe piper të zi
1/2 gotë verë të bardhë
Pak vaj ulliri
Parmixhiano
1.Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Shtojmë makaronat dhe i valojmë sipas minutazhit në etiketë. 2.Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë hollë, pancetën në shirita. 3.I kaurdisim deri sa ato të zverdhen. Shtojmë pak karotë të grirë në rende të trashë dhe i përziejmë sëbashku. 4.argjinaren të prerë në feta. I përziejmë sëbashku me qepën dhe i shuajmë me verë të bardhë, kripë dhe piper të zi. 5.E lëmë sa të avullojë dhe shtojmë pak parmixhiano. Ndërkohë makaronat do kenë zierë dhe i përziejmë së bashku në tigan. 6.I servirim me pak djathë parmixhiano dhe jemi gati t’i shijojmë!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment