1.Marrim një enë mesatare dhe miksojmë mirë vezët, kosin, vajin, gjalpin, kripën dhe sheqerin (është shumë e rëndësishme që vezët, kosi dhe gjalpi të jenë me temperaturë ambienti)
2.Në një tas tjetër mënjanë përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe ketë përzierje fillojmë e shtojmë pak nga pak tek përbërësit e lëngshëm duke e punuar vazhdimisht derisa të arrijmë një masë brumi të butë që nuk ngjit më në anët e enës.
3.Me brumin formojmë disa topa duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
4.Pasi i kemi ndarë marrim masën e parë të brumit dhe me ndihmën e gishtërinjve përpiqemi ta hapim në sipërfaqen e dorës duke formuar një petë brumi të trashë në mesin e së cilës vendosim pak djathë të bardhë (të cilin e kemi thërrmuar më parë me dorë dhe përzier me majdanoz të grirë) i mbledhim me kujdes cepat e petës duke i bashkuar me njëra tjtrën dhe e punojmë pak në mes të duarve për ti dhënë formën e dëshiruar.
5.Paninet e brumit i vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.
6.Në një enë të vogël përziejmë të kuqin e vezës me 1 lugë gjelle uji dhe me ndihmën e një furçe kuzhine lyejmë sipërfaqen e panineve me masën e përftuar duke i dekoruar sipas dëshirës.
7.Pas kësaj i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lemë të ftohen pak pa i prekur. Kur të jenë ftohur pak i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment