Sugjerojmë:

Pa sheqer, pa miell. Si të përgatisim vetë disa waffle të shijshëm

Pa sheqer, pa miell. Si të përgatisim vetë disa waffle të shijshëm

Në vend të sheqerit, përdorim fruta të vërteta dhe në vend të miellit përdorim gjalpë bajameje. Do të ndiheni vërtet shumë mirë kur t’ia shërbeni këto waffle fëmijëve tuaj. Sipër mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara, shurup panje, mjaltë e një pafundësi të tjera alternativash.

Ingredientët

  • 1 banane
  • 1 mollë ( e qeruar dhe e prerë në copa të vogla)
  • 1 filxhan me gjalpë bajamesh
  • 2 vezë
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • ½ lugë çaji me sodë buke
  • Vaj (për të ngrohur pjekësin specifik për waffle)

Udhëzimet

1

Me anë të një blenderi bëni pure mollën dhe bananen. Shtoni gjalpin dhe të gjithë përbërësit e tjerë.

2

I përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

3

Parangrohni tosterin për waffle. Fatmirësisht kjo paisje gjendet kollaj në shumë dyqane që shesin elektroshtëpiake dhe nuk kushton shumë.

4

Me ndihmën e një furçeje e lyeni tosterin. Rekomandohet të përdorni vaj avokadoje, por në pamundësi mund të përdorni vaj luledielli.

5

Tani e mbushni masën për Waffle me brumin që përgatitët.

6

Prisni derisa të marrë një ngjyrë kafe të artë dhe më pas e hiqni.

7

Shërbejeni menjëherë, ose mund t’i ruani në frigorifer brenda qeseve hermetike.

Lini një koment