Sugjerojmë:

Pa miell, sheqer ose gjalpë. Këto biskota me banane do ju fiksojnë!

Pa miell, sheqer ose gjalpë. Këto biskota me banane do ju fiksojnë!

Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Super praktike në përgatitje dhe mund t'i realizojë kollaj kushdo prej jush!

Ingredientët

  • 3 banane të qeruara dhe të shtypura
  • 2 filxhanë me tërshërë
  • 1 filxhan me fruta të thata të përziera
  • 1/3 filxhan me kos
  • 1 lugë çaji me kanellë pluhur

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 175 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

2

Në një tas bashkoni bananet, tërshërën, frutat e thata, kosin dhe kanellën.

3

I përzieni mirë dhe i lini për 15 minuta në frigorifer.

4

Më pas i nxirrni dhe filloni e formoni me dorë disa biskota të vogla rrumbullake.

5

I vendosni njëra pas tjetrës tek tava dhe i fusni në furrë të piqen pëe 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment