Sugjerojmë:

Omletë klasike franceze

Koha e përgatitjes: 2 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Një recetë mëngjesi super e shijshme, tipike e kuzhinës franceze.

Ingredientët

  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 1 lugë çaji gjalpë
  • kripë
  • piper
  • 1/3 gotë mbushje me djathë të grirë dhe proshutë

Udhëzimet

1

Rrihni vezët me ujin, kripën dhe piperin në një tas.

2

Shkrini gjaplin në një tigan në nxehtësi mesatare dhe anojeni derisa të mbulohet e gjithë sipërfaqja.

3

Hidhni përzierjen e vezëve në tigan, në mënyrë që të sghpërndahet në të gjitha anmët njëtrajtësisht.

4

Anoni me kujdes tiganin që veza e pabërë të përhapet në sipërfaqen e nxehtë.

5

Kur të mos ketë më pjesë veze të lëngshme, hidhni mbushjen në njërën gjysmë të vezës dhe me një spatul druri ose suilikoni, palosni mbi të gjysmën tjetër.

6

Me kujdes vendoseni omletën në pjatë dhe shërbejeni menjëherë.

Lini një koment