Njësoj si pranë detit: Këtu ju ofrohen prodhimet më të mira të detit në Tiranë
Peshku ka acide të larta yndyrore të omega-3, të cilat zvogëlojnë inflamacionin, mbrojnë zemrën dhe shmangin sëmundjet kronike. Vitamina D që gjendet tek to, ju ndihmon për një gjumë të shëndetshëm. Proteinat e peshkut na ndihmojnë të kemi linja elegante dhe muskuj të fortë. Peshku ka një shije të mirë dhe konsiderohet absolutisht si një superushqim, duke mposhtur bindshëm mishin e kuq. Atëherë ku mundemi të konsumojmë një peshk të mirë dhe të freskët? E ku tjetër veçse tek Snapfood, aty ku ushqimi ka cilësi dhe vjen tek ju në kohë rekord!
Nëse shkon tek “Eden Breeze” një opsion është levreku i zgarës. Perimet e pjekura së bashku me peshkun janë një ndër kombinimet më të mira për trupin dhe mendjen tuaj. Mos harroni se levreku është 1 ndër peshqit më të shijshëm që rritet në detet tona.
Sapo afrohesh tek restoranti që gjendet tek “Myslym Shyri” është e pamundur të mos tundohesh nga aroma e parezistueshme e kocës apo levrekut të skarës, karkalecave të detit apo açukeve. Peshku i “Rozafës” gjuhet në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit.
Që në hyrje qendron një vitrinë-frigorifer ku mund të njiheni me të gjitha llojet e pafundme të peshqve që ofron restoranti. Madje Rozafa ofron mundësinë që ta blesh të freskët e ta gatuash në shtëpi.
Mos harro se peshkun e Rozafës mund ta porosisësh edhe nga telefoni nëse ke shkarkuar SnapFood.
Këtu do të keni mundësinë të provoni: Ton të marinuar, oktapod, scampi, levrek, vjola apo ostige. Të gjitha të gatuara aq mirë sa do t’i mbani mend gjatë.
Kombinimet perfekte të frutave të detit me makaronat dhe orizin nuk do t’i gjeni askund më të shijshme. “Spageti vongole”, “Spageti me gaforre”, “Rizoto me karkalec” apo “Rizoto me skampi” janë disa nga alternativat e menusë së këtij restoranti, thjesht zgjidh!
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment