Një maskë me avokado? Po të lutem….
Avokado është një super ushqim i pasur me yndyrna të shëndetshme, acide yndyrore, vitamina dhe një sërë elementësh të tjera. Çfarëdolloj problemi që keni në lidhje me inflamacionet, aknet, lëkura e skuqur apo e thatë, avokadoja duhet të jetë miku juaj i ngushtë.
Për këtë maskë do ju nevojiten:
- 1 avokado
- 1 lugë gjelle mjaltë
Çfarë duhet të bësh?
- Qëroni avokadon dhe e prisni në copa të vogla.
- Kalojeni në një tas dhe e shtypni me një piru. Shtoni mjaltin dhe e trazoni sërish.
- Aplikojeni në fytyrë dhe e lini përrëth 20 minuta, derisa të thahet.
- Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Fshijeni me një peshqir të pastër.

Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
1 ose dy herë në javë
Pse funksionon?
Avokado është e pasur me vitaminë A dhe antioksidantë që e bëjnë lëkurën e butë, riparon dëmët e shkaktuara nga radikalet e lira dhe ndotja. Nga ana tjetër mjalti është i njohur për një shkëlqim natyral që i jep lëkurës suaj, për zbehjen e pikave të zeza dhe shenjave./neps.al
Lini një koment