Lëngjjet e frutave dhe perimeve kanë shumë vlera për organizmin tonë. Për efekte maksimale të tyre, investoni në aparate dhe shtrydhëse frutash të cilat i shtrydhin perimet e frutat me gjithë lëkurë, pasi lëkura ruan shumë antioksidantë e vitamina.
Sipas cilësive të frutave dhe perimeve të zgjedhura për të përgatitur lëngje të ndryshme për trupin tonë. Mund të përgatisim lëngje për:
- Të ushqyer dhe hidratuar organizmin
- Detoksifikuar dhe pastruar
- Dobësuar
- Për të zhvilluar imunitetin e fëmijëve
Më poshtë do të lexoni se si të përgatisni 3 lëngje dhe efektet e secilit:
- Për t’u deksifikuar ose pastruar
Fuqia detoskifikuese dhe pastruese e ananasit është shumë e madhe. Për këtë arsye, lëngjet që përgatien me këtë frut janë në gjendje të eliminojnë toksina nga organizmi. Ja çfarë duhet për të përgatitur një pije detox me ananas
- Gjysmë ananasi
- 5 gjethe lakre
- Gjysmë limoni
2. Për t’u ushqyer dhe hidratuar
Është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe përmban vetëm dy përbërës:
- 300 gr kastravec
- Gjethe menteje
Është i përshtatshëm për pasditet verore, aktivitetet sportive dhe të gjitha rastet në të cilat organzimi ka nevojë të rihidratohet.
3. Për dobësim
Kjo është receta e një lëngu të shkëlqyer që përgatitet me përbërës si:
- 8-10 asparagë
- 2-3 degë selinoje
- 2-3 karota mesatare
Ky lëng ndihmon për të eliminuar yndyrat e tepërta falë përmbajtjes së aminoacideve të asparagëve dhe nivelin e ulëtë të kalorive të tyre. Asparagët kanë fuqi të lartë diuretike, selinoja ka përmbajtje të lartë uji që hidraton trupin, kurse karotat përmbajnë beta-caroten që stabilizon nivelet e sheqerit në gjak.
Lini një koment