Sugjerojmë:

Nëse jeta ju jep limonë ju bëni një vodka me limon!

Ingredientët

  • Feta limoni për dekor
  • 1/4 filxhan sheqer pluhur
  • Akull
  • Vodka
  • Limoncello

Udhëzimet

1

Vendoseni sheqerin në një pjatë të cekët dhe merrni dy gota martini.

2

Sipër lyejini gotat me pak lëng limoni.

3

Futini pjesët e sipërme të gotës në sheqer që rrethi i gotave të dekorohet.

4

Në shaker fusni akull, vodka dhe limoncello.

5

I tundni mirë dhe pijen e përgatitur e hidhni në gotat e bëra gati më parë.

6

Sipër gotave mund të vendosni për dekor edhe një fetë limoni.

7

Ju beftë mirë!

Lini një koment