Nëse je mbi 50 vjeç këto ushqime duhet t’i hash me patjetër!
Të ushqehesh shëndetshëm është mjaft e rëndësishme në mënyrë që trupi të marrë proporcionin e duhur të lëndëve ushqyese.
Por sipas një studimi të kryer së fundmi, individët që janë mbi moshën 50 vjeç duhet të kenë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë. Studiuesit rekomandojnë pesë ushqime që duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore të këtyre individëve.
Bajame
Studimi tregon se konsumi i përditshëm i bajameve mund të ketë një ndikim pozitiv në diabetin e tipit 2, shëndetin e zemrës dhe menaxhimin e peshës. Bajamet përmbajnë 15 lëndë ushqyese kryesore si vitaminë E, magnez, proteinë, zink etj.
Kos
Kosi është mjaft i mirë për kockat dhe gjithashtu ndihmon në humbjen në peshë. Kosi është mjaft efektiv edhe në procesin e tretjes. Ai përmban mikronutrientë si zinku, kaliumi dhe Vitamina D. Konsumimi i tij ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe në forcimin e imunitetit. Të gjitha këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për njerëzit në të 50-at.
Drithëra
Drithërat përmbajnë fibra që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmojnë në humbjen në peshë.
Veza
Konsumimi i vezëve në mëngjes ndihmon në menaxhimin e peshës. Vezët përmbajnë një sasi të mirë të proteinave me cilësi të lartë dhe vitaminë D. Për më tepër, vezët përmbajnë një aminoacid, që ndihmon në forcimin e muskujve të trupit. Vezët janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B12 dhe lëndëve ushqyese, që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës
Zarzavatet
Zarzavatet si sallata jeshile dhe lakra janë të mbushura me energji ushqyese si Vitamina C, Vitamina B6, magnezi, fibra dhe përmbajnë shumë pak kalori. Rekomandohet edhe konsumimi i spinaqit. Lëngu i spinaqit është i pasur me kalium, magnez dhe gjithashtu përmban antioksidantë, që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e syve.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment