Sugjerojmë:

Nëse do lëkurë të pastër, mos iu ndaj këtyre 5 ushqimeve!

Për një lëkurë të mirë, lufta fillon nga brenda. Të ushqyerit mirë padyshim do të reflektohet në një lëkurë të pastër, pa akne, njolla dhe në një ritëm të ngadaltë të plakjes.

Dieta juaj duhet t’i përfshijë të gjitha ngjyrat dhe shijet e ushqimeve që na ofrohen në treg dhe sidomos ato të sezonit.

Por a do të veçonim ndonjë? 5 ushqime, padyshim bëjnë diferencën, për shkak të elementëve që ato përmbajnë.

Mund t’i konsumoni në formë të drejtpërdrejtë ose t’i gërshtetoni në receta të ndryshme.

Ja cilat janë ato: 

Salmoni
Përmban omega-3 dhe vitaminë E.

Avokado
Përmban yndyrna të shëndetshme, vitaminë E dhe C.

Domatet
Pëmbajnë vitaminë C dhe likopene

Speca të kuq
Përmbajnë vitaminë C dhe beta karotene.

Arrat
Përmbajnë zink, vitaminë E dhe selenium./neps.al 

Lini një koment