Sugjerojmë:

Në tryezën e Vesa Lumës: Si të gatuajmë ushqimin e preferuar të këngëtares

Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht shije tradicionale që nuk mungon kurrë në tryezat e familjes.

Kështu edhe moderatorja Vesa Luma ka zbuluar se ushqimi i saj i preferuar janë ushqimet e detit, veçanërisht peshku në zgarë.

Që të shijoni peshk në zgarë si Vesa Luma, hidhini një sy recetës së mëposhtme:

Ingredientët

  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 2 limona
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 400 gr fileto peshku
  • Borzilok ose rigon të freskët
  • Domate të freskëta
  • Kopër
  • 2 lugë uthull balsmamike

Udhëzimet

1

Në fillim të përgatitjes merrni dhe përzieni bashkë vajin e ullirit, me lëngun e limonit dhe pak kripë e piper.

2

Spërkateni të gjithë peshkun me të dhe kalojeni sipër borzilokut ose rigonit.

3

Nëse doni ta piqni me lëkurë, vendoseni lëkurën nga ana e zgarës pasi ashtu ka më pak mundësi të ngjitet.

4

Për të përgatitur sallatën, prisni domatet dhe hidhni kripë dhe piper të zi.

5

Prisni koprën dhe përzijini në enën me vaj ulliri dhe lëngun e limonit, pastaj prisni peshkun dhe vendoseni në sallatë.

6

Sherbejeni me uthulla balsamike dhe erëza sipas dëshirës.

Lini një koment