Në tryezën e Rita Orës: Si të gatuash ushqimin e preferuar të këngëtares
Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht shije tradicionale që nuk mungon kurrë në tryezat e familjes.
Kështu edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, pavarësisht se e rritur në Londër dhe e mësuar më ushqimet tradicionale londineze, nuk mund t’i rezistojë ushqimit të preferuar të shqiptarëve. Fasulet me salcë duket se janë një nga ushqimet e preferuara të këngëtares, e cila në një foto të postuar ka treguar se është shumë e lumtur që po ha fasule.
Recetën që të gatuani fasule si Rita, e keni këtu:
Në tryezën e Rita Orës: Si të gatuash ushqimin e preferuar të këngëtares
Ingredientët
Vaj ulliri
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
2 gota salcë domate
1 kuti me fasule të blera
1 lugë gjelle borzilok
1/2 lugë çaji rigon
Kripë
Piper i zi
Udhëzimet
1
Nxehni vajin e ullirit në një tenxhere mbi nxehtësinë mesatare.
2
Shtoni qepët e grira në vaj të nxehtë dhe gatuajeni rreth 5 minuta.
3
Shtoni hudhër dhe vazhdoni ta gatuani 1-2 minuta.
4
Hidh salcë domatesh në tenxhere dhe përzijeni.
5
Shtoni fasulet, borzilok, rigon, kripë dhe piper.
6
Lereni të zihet në nxehtësi të mesme për 5-7 minuta.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment