Në tryezën e Orinda Hutës: Si të gatuajmë ushqimin e preferuar të moderatores
Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht shije tradicionale që nuk mungon kurrë në tryezat e familjes.
Kështu edhe moderatorja Orinda Huta nuk ka shumë naze sa i përket ushqimit, madje ajo ka zbuluar se bamjet janë një nga ushqimet e saj të preferuara.
Që të shijoni bamje me mish si Orinda, hidhini një sy recetës së mëposhtme:
Ingredientët
500 gr mish
1,5 kg bamje
2 filxhanë kafeje vaj
2 kokrra qepë
4-5 kokrra domate
Kripë
Piper i zi
Uthull 2-3 lugë gjelle
Majdanoz
Udhëzimet
1
Bamjet pastrohen duke u prerë bishtin në formë konike, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për disa kohë që t’u zbutet pushi.
2
Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë, pastaj shtohen domatet ose salcë domatesh.
3
Pasi të jenë përzier të gjitha së bashku, u hidhet kripë, piper i zi, fletë dafine dhe zihen në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
4
Mishi vihet të zihet në të njëjtën kohë me bamjet.
5
Bamjet shpërlahen, kullohen dhe skuqen pak në tigan me yndyrë.
6
Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh, rreth e qark bamje të reshtura me bisht anash dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi.
7
Në mes të tenxheres në vendin e zbrazët, vendoset mishi, hidhet lëngu, vihet brenda një pjatë porcelani e përmbysur në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj kapaku.
8
Gjella vihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati. Në fund ajo vendoset në pjata, ku në mes vihet mishi, ndërsa anash bamjet e rreshtuara bukur, duke u hedhur sipër lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment