Sugjerojmë:

Mënyra më e mirë që të hiqni erën e keqe të frigoriferit është kjo!

Aroma e keqe në frigorifer bëhet shpeshherë një nga problemet e shumta që të gjitha amvisat hasin përditë. Mbase një ushqim i prishur apo era e mishit i kanë dhënë një aromë aspak të këndshme frigoriferit tuaj dhe pavarësisht sa e keni larë me detergjent dhe e keni lënë derën e hapur që të dalë aroma, ajo është akoma aty.

Por mos e vrisni më mendjen sepse ne zbuluam një super sekret dhe do t’jua tregojmë edhe juve si ta hiqni erën e keqe të frigoriferit pa u lodhur fare, duke përdorur vetëm kafe të bluar.

1.Merrni një tas dhe hidhni 2 lugë kafe.

2.Futeni tasin në frigorifer dhe lereni për pak orë.

3.Kafja do të prodhojë një efekt kundër aromatizues dhe do të zhdukë erën e keqe.

4.Pasi ta keni lënë disa orë nxirreni tasin me kafe nga frigoriferi dhe do të vini re se era e keqe është zhdukur si me magji.

Lini një koment