Me siguri edhe juve ashtu si dhe mua ju ka ndodhur t’ju prishet qumështi pa e konsumuar akoma. Mbase keni harruar ta fusni në frigorifer ose keni harruar fare që e keni në kuzhinë, por kjo nuk ka rëndësi tashmë…
Mos u shqetësoni, nuk kemi pse ta hidhni në plehra qumështin e prishur sepse mund ta ktheni në një tjetër ushqim mjaft të përdorshëm gjithashtu në kuzhinë. Gjiza mund të prodhohet pikërisht nga qumështi i prishur dhe është një proces mjaft i thjeshtë.
1.Pasi të vini re se qumështi është prishur dhe ka filluar të trashet vëreni në zjarr të ziejë për disa minuta deri sa të fillojë të ndahet nga lëngu.
2. Nëse vonon të ndahet hidhini dy lugë kos dhe lereni akoma të zihet deri sa të ndahet hirra veçmas.
3. Pjesën e trashë merreni dhe kullojeni në një napë.
4.Lëreni të kullojë për disa orë deri sa hirra të jetë kulluar e gjitha dhe gjiza të jetë e thatë.
5.Më pas gjizën hidheni në një enë dhe shtoni kripë sipas dëshirës.
6.Tani keni gati gjizën që mund ta përdorni për çdo lloj gatimi dhe mund ta mbani në frigorifer për disa ditë.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Agjërimi nuk është më thjesht një trend. Është kthyer në një mënyrë jetese për shumë njerëz që duan të kuptojnë më mirë trupin e tyre dhe si funksionon energjia që marrim çdo ditë. Nuk ka të bëjë me “mos...
Në pjesët e para të kësaj serie folëm për diçka që shumë njerëz nuk e mendojnë kur flitet për shtatzëninë: mënyra si ushqehet nëna krijon mjedisin biologjik ku zhvillohet bebi. Në pjesën e parë pamë se dieta gjatë shtatzënisë...
Lini një koment