Musaka me patëllxhanë dhe mish të grirë

Musaka me patëllxhanë dhe mish të grirë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1.2 kg patëllxhanë
  • 3 qepë mesatare
  • 500 gr mish të grirë
  • 4 kokrra domate mesatare
  • 5 thelpinj hudhër
  • kripë, piper të zi
  • majdanoz
  • pak vaj ulliri
  • Beshameli:
  • 50 gr gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 400 ml qumësht
  • 1 të verdhë veze
  • kripë, piper dhe arrëmoskat
  • 1 lugë gjelle parmigiano

Udhëzimet

1

Pastrojmë patëllxhanët nga bishti dhe pasi të jenë larë mirë i presim në feta rrumbullake. I spërkasim me pak kripë dhe i lëmë të pushojnë për të nxjerrë hidhërimin dhe lëngun e tyre.

2

I thajmë më pas me letër kuzhine. I pudrosim me pak miell dhe i kalojmë në skuqje të lehtë ose në zgarë pa miell.

3

Në një tigan me vaj skuqim qepën të grirë hollë, më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë.

4

Më pas shtojmë domatet të prera në kubikë ( pa lëkurë), kripën, piperin e zi, majdanozin, hudhrat e grira dhe 150 ml ujë e lëmë mishin të ziejë bashkë me përbërësit e tjerë për 10 minuta.

5

Lyejmë tavën me pak vaj dhe shtrojmë një shtresë me fetat e patëllxhanëve të vendosura si tjegulla njëra pas tjetrës.

6

Pasi të mbulohet e gjtihë sipërfaqja e tavës shtrojmë me kimë dhe përsëri një shtresë me patëllxhanë.

7

Në fund mbulojmë sipërfaqen me një shtresë të hollë me beshamel duke e spërkatur me pak djathë.

8

Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment