Sugjerojmë:

Muffins me kafe, arra dhe lajthi

Persona: 12 copa
Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 300 gr miell që fryhet vetë
  • 105 gr miell të thjeshtë
  • 35 gr lajthi
  • 200 gr sheqer kaf
  • 1/2 lugë çaji pluhur kafeje
  • 1 lugë çaji ujë të valuar
  • 2 lugë çaji Nutella
  • 2 vezë të mëdha
  • 375 ml dhallë
  • 180 ml vaj perimesh
  • 160 gr krem ëmbëlsirash
  • 1 lugë çaji kakao pluhur
  • 40 gr gjalpë
  • 1 lugë çaji qumësht
  • 50 gr arra e copëtuar

Udhëzimet

1

Lyeni me vaj tavën e posaçme për muffins.

2

Shtoni miellin në një tas të madh, hidhni arra, sheqer, pluhurin e kafes, ujë, Nutella, vezë, dhallë dhe vaj.

3

Përzijini me lugë të gjithë përbërësit dhe futini me lugë të piqen në furrë mesatarisht të nxehtë rreth 20 minuta.

4

Ndërkohë, bëni përgatitjen e lajthive.

5

Hidhni krem ëmbëlsirash dhe kakao në një tas të vogël dhe përzijini.

6

Përhapni kremin e ëmbëlsirave mbi muffins të ftohtë dhe hidhni sipër lajthitë e copëtuara.

Lini një koment