Nëse keni një lavastovilje në shtëpi dhe mendoni se keni shpenzuar shumë para për detergjent, Neps ju sugjeron më poshtë një mënyrë shumë ekonomike për të larë enët tuaja. Për këtë ju vjen në ndihmë soda e bukës!
Për të bërë disa tableta prej sode, juve do ju nevojiten:
- 1 lugë gjelle me sodë buke
- ½ filxhan me kripë
- 1/3 filxhan me acid limoni
Udhëzime:
- Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë dhe shtoni dy lugë gjelle nga detergjenti i enëve. I trazoni mirë dhe i lini të qendrojnë për 2 orë.
- Kur masa ndalon së rrituri vëllimin, e fusni masën në tableta prej silikoni dhe i lini të thahen.

Lini një koment