Sugjerojmë:

Mish viçi në furrë me salcë domatesh, kanellë dhe uthull

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 750 gr mish viçi
  • 250 ml verë të kuqe
  • 1 lugë çaji uthull
  • 2 thelpinj hudhre
  • 400 gr qepë
  • 1 degë kanelle
  • 2 fletë dafine
  • 1 lugë çaji spec të bluar,
  • 1 lugë çaji pure domateje
  • Salcë domatesh
  • 150 – 200 ml lëng mishi
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Miell

Udhëzimet

1

Pritni mishin në kube të mëdha dhe hidheni në miell të përzier me një filxhan piper.

2

Vini tiganin me vaj në zjarr dhe hidhni brenda mishin të skuqet deri sa të marrë ngjyrë kafe.

3

Më pas hidheni mishin në një tavë dhe lyejeni me vaj ulliri.

4

Pritni qepën dhe hidheni të skuqet, më pas shtoni hudhrën.

5

Pasi të skuqen hidhini sipër mishit.

6

Në një tenxhere hidhni verën, kanellën, uthullën dhe piperin dhe lini të vlojnë.

7

Pasi të kenë valuar hidhini sipër mishit, shtoni dhe supën dhe dy gjethe dafine.

8

Mbulojeni tavën me kapak dhe futeni në furrë.

9

Piqeni rreth një orë në 200 gradë celsius.

10

Zbulojeni pak kapakun dhe piqeni edhe dy orë e gjysmë.

11

Shërbejeni me oriz,

Lini një koment