Sugjerojmë:

Minimizo poret dhe yndyrën e lëkurës me këtë maskë natyrale

Kjo maskë është shumë e mirë për minimizimin e poreve dhe për luftimin e yndyrës së tepërt.

Çfarë do ju duhet:

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • ½ lugë çaji mjaltë

Related image

Kjo treshe e fortë lufton lëkurën e dëmtuar, bakteret dhe shenjat e forta të lëkurës. E bardha e vezës është perfekte për tërheqjen e lëkurës dhe për tonalitetin e saj. Ajo gjithashtu redukton sebumin dhe parandalon aknet. Limoni funksionon si një element që lufton bakterin dhe i jep shkëlqim lëkurës.

Udhëzime për përgatitjen e maskës:

  • Në një enë të vogël bashkoni të tri përbërësit së bashku.
  • Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas aplikoni maskën e përgatitur.
  • E lini të lahet për 10-15 minuta pastaj e shpëlani me ujë të bollshëm të ngrohtë.
  • Fshijeni butësisht me një peshqir të pastër./neps.al 

Lini një koment