Sugjerojmë:

Midhje me vezë, receta e pazakontë që duhet ta provoni njëherë në jetë!

Midhje me vezë

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 15 midhje
  • 1 vezë
  • 1 limon
  • vaj ulliri
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Pasi i keni pastruar midhjet i kaloni në një tenxhere. Sipër i shtoni kripë, piper, lëngun e limonit. I lini vetëm 5 minuta në zjarr.

2

Pasi janë ftohur pak, i lyeni midhjet me miell, i kaloni tek veza e rrahur dhe në fund i vendosni të skuqen. Në rast se nuk i keni midhjet me guacke atëherë i kaloni direkt tek mielli dhe tek veza.

3

Pasi i keni skuqur midhjet mund t'i shoqëroni me sallatë jeshile, limon dhe patate të skuqura. Kanë një shije të paparë!

Lini një koment