Mënyra e saktë si qërohet një lulelakër hap pas hapi
Një lulelakër ka mënyrat e veta si duhet qëruar për t’u përdorur më pas në supë, pica, sallata etj. Kjo perime është shumë e rekomandueshme për vitaminën C që na jep, vitaminën K, fibrat dhe magnezin. E rëndësishme është që kur të blini lulelakër, të mos ketë njolla kafe në sipërfaqe. Lulet e saj duhet të jenë të lidhura fort me njëra tjetrën.
Nga duhet t’ia filloni:
Në fillim lani lulelakrën. Më pas i hiqni gjethet me dorë.
Ndajeni lulelakrën përgjysmë me ndihmën e një thike. Nëse e keni më kollaj mund ta ktheni përmbys.
Merrni një thikë më të vogël dhe prisni kërcellin. Tani filloni e ndani lulet e lulelakrës në copa më të vogla. Madhësia e këtyre të fundit do të varet nga receta juaj specifike. Kërcelli nuk duhet hedhur!
Ju mund ta ruani lulelakrën e prerë në një enë hermetike në frigorifer për 5-10 ditë.
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment