Sugjerojmë:

Me këtë recetë të thjeshtë mund të shmangni irritimin e lëkurës pas depilimit

Irritimi i lëkurës pas depilimit përbën një nga problemet më shqetësuese të femrave, sidmos gjatë sezonit të verës. Pavarësisht se mund të keni provuar metoda të ndryshme depilimi prapë është e pamundur të shmanget terësisht skuqja e zonës së depiluar.

Ne kemi gjetur një mënyrë të thjeshtë, ku me disa produkte që i keni në shtëpi mund ta shmangni këtë problem.

Ja receta:

Koha e përgatitjes: 5 min

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle aspirinë e shtypur
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Shtypni fillimisht aspirinën me një lugë. Bashkojeni me mjaltin. Shtoni pak nga pak vajin e ullirit.

2

Përhapeni në zonën e irrituar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

3

Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir të lagur me ujë të ngrohtë.

4

Rezultati do të duket menjëherë pas veprimit të përbërësve që kur bashkohen së bashku veprojnë për të qetësuar lëkurën.

Lini një koment