Qumështin kësaj radhe përdore si një maskë shumë efektive mbi lëkurën e fytyrës. Në fakt e kemi fjalën për qumështin pluhur që me pak ujë krijon një pastë perfekte.
Ju nevojitet:
- ¼ filxhan me qumësht pluhur
- ¼ filxhan me ujë

Udhëzime:
- Bashkoni të dy përbërësit dhe i trazoni mirë.
- Aplikojeni pastën tek fytyra juaj duke shmangur zonën e syve.
- Pas 15-20 minutash shpëlajeni mirë maskën me ujë të ngrohtë.
Do të shikoni që fytyra juaj do të duket e pastër, e butë dhe shumë e freskët. Mos e lër pa provuar këtë maskë, është kaq e thjeshtë!/neps.al
Lini një koment