Vaji i kokosit është provuar të ketë efekte të jashtëzakonshme në fushën e kozmetikës. Ai përdoret në trup, fytyrë, produktet e thonjve, por mbi të gjitha është unik kur përdoret tek flokët.
Nëse po përpiqeni t’i bëni flokët tuaja të buta dhe me shkëlqim, përdorni vaj kokosi dhe mjaltë.

Çfarë duhet të bëni?
- Në një enë shtoni 4 lugë gjelle vaj kokosi dhe 2 lugë gjelle mjaltë.
- I fusni në mikrovalë të shkrihen për 1 minuta dhe më pas i përzieni mirë e mirë.
- Aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut dhe e lini për 40 minuta të veprojë.
- Në fund i lani si zakonisht me shampo.
Përdoreni maskën të paktën 1 herë në javë dhe rezultatet do të vijnë!/neps.al
Lini një koment