Ajo çka na duhet në mëngjes është një filxhan kafe. Mirëpo edhe një maskë me të nuk do ishte keq.
Ka gati 10 vite që kafeja po përdoret gjithnjë e më shumë në fushën e kozmetikës, për shkak të efekteve fantastike që ka mbi lëkurë. Mbi të gjitha, ajo është e përshtatshme për çdo tip lëkure.
Sy të fryrë? Maskë me kafe. Strija? Maskë me kafe. Njolla të zeza? Maskë me kafe. Lëkurë e thatë? Kafe. Akne? Kafe, kafe, kafe….
Ja konkretisht një maskë me kafe për ty:
- ½ filxhan kafe me kokrra kafeje
- ½ filxhan me kakao pluhur
- 1 filxhan kafe me qumësht (i bajames do ishte më mirë)
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Në një enë bashkoni kokrrat e kafesë me kakaon dhe i shtypni mirë.
- Shtoni qumështin dhe i përzieni derisa të krijoni një maskë.
- Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
- I përzieni dhe aplikojeni në fytyrë.
- E lini të thahet dhe pas 20 minutash e shpëlani me ujë të bollshëm.

Çfarë përfitimesh do të merrni nga kjo maskë?
- Kokrrat e kafesë do të reduktojnë inflamacionin, skuqjen dhe qeset e zeza poshtë syve.
- Kjo maskë shërben gjithashtu si një scrub i shkëlqyer që largon qelizat e vdekura dhe i jep fytyrës suaj shkëlqim.
- Kakao pluhur është e pasur me antioksidantë që ju mbrojnë nga radikalet e lira. Qumështi e zbut lëkurën dhe aminoacidet e mbajnë lëkurën e hidratuar.
- Limoni falë vitaminës C i jep lëkurës shkëlqim, dritë dhe e tendos. Ai neutralizon edhe nivelin e yndyrës në lëkurë./neps.al
Lini një koment