Kjo maskë natyrale ju ndihmon të reduktoni rrudhat dhe ka aftësi të tërheqë lëkurën.
Për ta bërë këtë maskë natyrale ju nevojitet:
- 1 vezë
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle tul pjeshke
Udhëzime:
- Ndani vezën në dy pjesë pasi ju nevojitet vetëm e bardha.
- E rrihni mirë, shtoni mjaltin dhe tulin e pjeshkës.
- E përzieni mirë dhe sapo të keni krijuar një masë homogjene aplikojeni në fytyrë për 30 minuta.
- Lajeni më pas me ujë të ngrohtë.

Këshilla të rëndësishme për të shmangur rrudhat:
Kontrolloni shprehjet e fytyrës pasi ato kanë tendencë të mbingarkojnë muskujt e fytyrës.
– Ulni dhe menaxhoni stresin pasi stresi kronik përshpejton plakjen qelizore të lëkurës.
– Përfshini më shumë ushqime të pasura me vitaminë C si portokalli, boronica, grejpfrut, ananas, brokoli, speca, spinaq dhe kale në dietën tuaj. Vitamina C promovon formimin e kolagjenit dhe lufton radikalet e lira.
– Investoni në një jastëk prej sateni që ndihmon në parandalimin e linjave të gjumit dhe për të mbajtur lëkurën të shëndetshme./neps.al
Lini një koment