Sugjerojmë:

Maska më e mirë për fytyrat e thata kërkon vetëm dy përbërës nga kuzhina!

Me siguri kur lexuat fjalën tropikale menduat për një maskë të paarritshme. Në fakt është shumë herë më e thjeshtë nga sa e keni menduar.

Dy përbërësit bazë të kësaj maske e cila është shumë e mirë për fytyrat e thata, janë banania dhe mjalti.

Nevojitet:

  • 1 banane e butë
  • 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm (sigurohuni që të jetë origjinal)

Udhëzime:

  • Bashkoni të dy përbërësit në një enë dhe dhe aplikojeni maskën në fytyrë të pastër. I lini të qendrojnë për 15 minuta. Pas kësaj e shpëlani me ujë të ngrohtë.
  • Në fund si një tonik pastrues mund të përdorni uthullën e mollës duke e aplikuar me pak pambuk.

Përdorimi dy herë në javë i kësaj maske, do të japë shumë shpejt efekt tek fytyrat e thata./neps.al 

Lini një koment