Është ajo kohë e vitit kur fytyra jonë ka nevojë për një maskë të mirë, për ta ndjerë lëkurën e hidratuar gjatë gjithë kohës.
Kungull, kanellë, kos dhe sheqer kaf
Kungulli është shumë i mirë për shëndetin e lëkurës, pasi balancon yndyrën e saj. Kosi zbut ndërsa sheqeri shërben si një scrub i mirë.

Çfarë ju duhet për këtë maskë:
- ¼ filxhan me kos
- 1 lugë gjelle pure kungulli
- 1 lugë gjelle sheqer kaf
- ¼ lugë gjelle kanellë
Udhëzime:
- Lani fillimisht fytyrën me ujë të ngrohtë. Largoni make-upin.
- Bashkoni të gjithë përbërësit e maskës në një tas. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë.
- E lini maskën të veprojë për 10-15 minuta.
- Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe e fshini butësisht me një peshqir.
- Aplikoni një krem hidratues./neps.al
Lini një koment